SARANDË

Një aksident ndodhi sot rreth orës 12:40, në rrugën Sarandë-Muzinë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas burimeve zyrtare, një mjet tip “Benz” me drejtuese shtetasen F. SH., është përplasur me një tjetër mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin Z. R.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: