DURRËS

Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në Shijak. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:55, ku automjeti me drejtues shtetasin R. L., 19 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. O., 31 vjeç.

Drejtuesit e mjeteve, bashkë me dy pasagjerët, ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: