TIRANA

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme kur në bulevardin ‘’Gjergj Fishta’’ një automjet ka përplasur një këmbësoe.

Automjeti me drejtues F.R, përplasi këmbësorin i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë mjeti bashkë me drejtuesin e tij janë në vendin e ngjarjes.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 30.06.2020, rreth orës 09:40, në bulevardin “Gjergj Fishta” mjeti me drejtues shtetasin F.R., ka aksidentuar​ një shtetas këmbesor ende të paidentifikuar, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në vendngjarje.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb