Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet është përplasur me një biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të disiplinuar trafikun në këtë aks me fluks të lartë qarkullimi.
