Belinda Balluku përballet me disa akuza penale në dosjen e dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme.
Sipas njoftimit të SPAK, ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku akuzohet për:
-Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në bashkëpunim, në nëntë raste.
-Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
-Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë.
-Mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë, në dy raste.
-Pastrim të produkteve të veprës penale, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
Hetimet lidhen me procedura prokurimi të zhvilluara gjatë kohës kur Balluku drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe me një tender të zhvilluar gjatë kohës kur ajo ishte Drejtoreshë e Përgjithshme e Albcontrol.
SPAK pretendon se përmes favorizimit të kompanive të caktuara në tendera janë siguruar përfitime të parregullta në formën e pasurive të paluajtshme.
Në dosje përfshihen edhe akuza për fshehjen e dy vilave luksoze në Palasë dhe Dhërmi, me vlerë të përgjithshme 1.83 milionë euro.
Çështja tashmë është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme.
