Një aksident me pasojë plagosjen e një 59-vjeçari ka ndodhur ditën e sotme në Unazën e Re, në Tiranë.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale S.V., ka qenë duke drejtuar motorin e tij teksa dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë 59-vjeçari ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore, ndërsa autoritete po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 18.12.2022,  në Unazë të Re, shtetasi S. V., 59 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb