Në një lidhje “Skype” në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Gezim Hoxha avokat, ekspert i sigurisë rrugore deklaroi se fajtor për aksidentet rrugore në vend është vetë shteti, ndërsa nënvizoi nevojën që të merret Kodi Rrugor dhe të studiohet.

“Policia e bën punën e saj është në terren. Jemi 630 mijë përdorues mjetesh, kjo kërkon një temë studimore, ne nuk kemi studime, kjo është e vërteta. Policia ka evidenca për llogari të saj, por jo studime. Ndodh një aksident, dosja merret përpunohet në Prokurori dhe policia nuk ka më shanse ta shohë atë dosje, jo më të japë konkluzione rreth aksidentit. Policia i jep një ndihmë, pasi janë në vendin e ngjarjes. Pa bërë studime të mirëfillta nuk del në konkluzione. Kemi problem tjetër, pasi Kodi Rrugor është bërë monopol i dy dikastereve që e kanë bërë të tyren. Policia Rrugore merr pjesën e masave ndëshkimore, shton apo heq masa, Ministria e Transportit bën pjesën e saj me grupet e interesit, ndërsa Shoqëria Civile është lënë jashtë studimit. Kodi Rrugor duhet të merret e të studiohet. Pasi analizon del në konkluzione, rruga ka këto probleme, këmbësorët dhe çiklistët kanë këto shkelje. Askush nuk merret me ta. Kur biçiklistët kanë shkelje, iu hiqen pikë dhe gjobiten si mjetet e tjera. T’i merret patenta, nëse disponojnë automjet. Nëse dal me motoçikletë dhe kam patentë kamioni, të më hiqen pikët në patentë dhe kështu nuk ec në rrugë si të dua unë. Me biçikletë të gjobitet nëse shkel rregullat, ndërsa t’i hiqen pikë apo patenta nëse ka patentë të ndonjë mjeti. Kemi drejtues që largohen nga vendi i aksidentit, prishen prova, kalojnë mjete të tjera. Kur vjen policia në vendngjarje, nëse është lëvizur gjë nga vendngjarja dalin masa të gabuara. Ka dhe njerëz të paaftë, ekspertë që futen në këtë fushë, ju duken se kanë të drejtën e tyre. Nuk bëjnë ekspertim të rremë, por bëjnë ekspertim që nuk dijnë ta bëjnë. Fajtor është tërësisht shteti, as këmbësori dhe as drejtuesi. Vijat e kalimit për këmbësorët i vendosin ku t’i dojë qejfi kryetarit të bashkisë, i vendosin vijat e bardha ku ka semaforë dhe kështu prish moralin e qytetarëve. Po të shohim janë 6 ura mbi lumin Lana, u vendosën para shumë viteve për për shëtitje. Nga piramida për të dalë tek kisha, këmbësorit i duhet të ndërpresë tre herë trafikun në një mori automjetesh. Ka semaforë, pse duhet të hyjë në fluksin e makinave. Kreu i bashkisë na ka orë borxh, na vonon për punë. Këmbësori i bie për shkurt kalon në mes të trafikut, duke u bërë burim aksidenti”, -tha Gëzim Hoxha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb