Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se Uashingtoni nuk po kërkon ta përjashtojë Iranin nga Kupa e Botës e ardhshme, pas spekulimeve se ai mund të zëvendësohet nga Italia.

Siç deklaroi ai, çështja për SHBA-në “nuk ka të bëjë me atletët iranianë”, por më tepër me individët që mund të shoqërojnë delegacionin e vendit.

Në të njëjtën kohë, ai mohoi se pala amerikane i ka kërkuar ekipit kombëtar iranian të mos marrë pjesë në këtë ngjarje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb