Deputeti i PD Luan Baçi, i cili është edhe kreu i PD Fier ka reaguar pas aksidentit të autobusit me gjimnazistë të Roskovecit të ndodhur pasditen e djeshme në Qafë-Thanë. Baçi akuzon kryetaren e bashkisë së Roskovecit për ngjarjen, pasi sipas tij është ajo që i organizon këto ekskursione për qëllime elektorale dhe pa dijeninë e Drejtorisë Arsimore.

STATUSI I DEPUTETIT TË PD
Baçi ndër të tjera në postimin e tij pohon se në ekskursion me nxënësit e aksidentuar ka qenë edhe kryetarja e bashkisë Roskovec Majlinda Bufi por me makinën e saj private. Siaps tij, ajo i përzgjedh nxënësit nga bindjet politike, nxënës nga dy shkolla , merr dhe dy drejtoresha dhe i çon në ekskursione duke shkuar edhe vet me makinën private që i shoqëron.

Aksidenti i autobusit, me nxënësit e shkollave të Roskovecit, solli shqetësim, të madh, te prindërit e tyre dhe jo vetëm.
Iu uroj shërim të shpejtë dhe shumë të shkuara.
Ministria e Shëndetësisë duhet të marrë masa, që me mbërritjen e tyre në Roskovec, këta nxënës të vizitohen përsëri nga mjekët, pasi ndihen të traumatizuar nga aksidenti, dhe nga rruga e largët.
Nga informacionet, që vijnë nga prindërit e nxënësve, në autobus ndodhet dhe kryetarja e Bashkisë Roskovec, ose i shoqëron me makinën e saj, është ajo që organizon ekskursione, të njëpasnjëshme, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Përzgjedh nxënësit, nga bindjet politike dhe i shoqëron vetëm me dy drejtoreshat e dy shkollave, kur në shoqërim duhet të jenë mësuesit e tyre.

Rilindja ka filluar abuzimin, nuk ndalen, nuk ndryshojnë, nuk duan t’ia dinë edhe kur bëhet fjalë për fëmijë, boll, të realizojnë qëllimet e tyre.

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, duhet të ndaloje, abuzimet me nxënësit, duke u justifikuar, me “projektet” që ajo përgatit.

Ekskursionet, kur organizohen, bëhet me dije edhe Drejtoria Arsimore, gjë që në rastin në fjalë është vërtetuar që nga Drejtoria Arsimore nuk ka dijeni, për këtë ekskursion.

I bëj thirrje Ministres së Arsimit të mbajë qëndrim, për dy Drejtoreshat e Shkollave, që kanë lënë mësimin dy ditë dhe kanë vënë nxënësit në dispozicion të Kryetares së Bashkisë duke rrezikuar dhe jetën e tyre.

Luan Baci Fb
Luan Baci Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb