Identifikohet viktima dhe personat që mbetën të plagosur në aksidentin e rëndë në tunelin e Kalimashit. Viktimë fatkeqësisht ka mbetur Ediona Sala, ndërkohë që të plagosurit janë Gjino Malci, Mariglen Gjoka dhe Sandra Bega.

Ndërsa në makinën tjetër, me targa italiane po udhëtonin Bexhet Zeneli, me vëllain Burimin dhe kunatën Mihrije Zeneli.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash-Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: