GOLEM

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik në Golem të Kavajës ku ndërroi jetë motoristi Ardian Gjepali. 52-vjeçari sipas Policisë ka pasur pasagjere edhe një femër.

Ajo është dërguar në spitalin e Durrësit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë furgoni drejtohej nga E.P.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Kavajë/Informacion paraprak

Me datë 30.11.2020, rreth orës 15:30, në Golem, është përfshirë në aksident mjeti motorr me drejtues shtetasin A.Gj., 52 vjeç dhe pasagjere shtetasen L.Gj., me mjetin tip fugon me drejtues shtetasin E.P. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasin A.Gj., ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb