Identifikohet drejtuesi i mjetit që u përfshi në aksidentin në Këlcyrë, ku humbën jetën tetë persona, mes tyre shtatë emigrantë.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Drejtuesi i mjetit është shtetasi Edison Bregaj, ndërsa nuk dihen detaje në lidhje me identitetin e emigrantëve.

Ndërkohë policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen, ku sqarohet se makina e cila u përfshi në aksident, ishte e marrë me qira.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraparak të dhënë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, në afërsi të fshatit Kuqar, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe 7 shtetas që dyshohet se janë nga Vendet e Treta), ju informojmë se nga verifikimet e kryera dyshohet se drejtuesi i këtij automjeti është shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti tip “Benz” që drejtonte shtetasi E. B. është marrë me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi A. Gj., 26 vjeç.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin A. Gj., për ta marrë në pyetje për rastin.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: