Zbardhet identiteti i viktimës në aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm te Kthesa e Kamzës.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për 35-vjeçarin Avni Gjuni, i cili ishte pasagjer në mjetin që drejtohej nga shtetasi Egzon Murataj, ky i fundit ndodhet në spital.

Ndërkohë, edhe drejtuesi i mjetit tjetër, Murat Dorezi ndodhet në spital pas plagëve të marra.

Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb