GRAMSH

Ledian Lami është i riu që mbeti i vdekur nga aksidenti i rëndë në Gramsh.

Minibusi ku ai po udhëtonte, doli nga rruga dhe përfundoi në përrua, e si pasojë 30-vjeçari ndërroi jetë në vend.

9 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, e paraprakisht, thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ata janë transportuar për në spital, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton aksidentin.

Sakaq, Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se nga verifikimet e kryera deri më tani, policia dyshon se drejtuesi i mjetit ka qenë duke folur në celular dhe ka humbur vëmendjen, e kësisoj edhe kontrollin e minibusit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb