Është mbajtur sot seanca e radhës ndaj 4 adoleshentëve të akuzuar për vrasjen e 15-vjeçarit në Gramsh. Prokuroria dha pretencën për 4 të miturit të përfshirë në ngjarjen ku mbeti i vrarë Fatjon Bici.

Prokurori kërkoi 12 vjet burg për Orgito Çarçiun, i dyshuar si autori i vrasjes.

Gjithashtu prokurori kërkoi nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunohet e tij. Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur. Por gjykata me herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: