Aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Kuçovës, ka regjistruar edhe viktimën e parë.

Njëra prej grave të aksidentuara,72-vjeçarja Leme Mara ka ndërruar jetë menjëherë pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Beratit, ndërsa e aksidentuara tjetër File Ahmeti, 74-vjeçe është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se, drejtuesi i motorrit, pasi ka përplasur dy gratë është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Të njëjtat burime konfirmojnë se janë marrë kamerat e sigurisë së bizneseve përreth rrugës së varrezave, ku edhe ndodhi aksidenti, për të identifikuar autorin që nuk dihet ende në çfarë drejtimi është larguar.

Mësohet se gratë e aksidentuara ishin fqinje me njëra-tjetrën dhe kishin dalë për të shëtitur në momentin që janë përplasur mbi trotuar nga motoristi.

Kuçovë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:45, në rrugën e varrezave, Kuçovë, një shtetas ende i paidentifikuar duke drejtuar një motomjet motor, ka aksidentuar shtetaset F.A., 74  vjeçe dhe L.M., 72 vjeçe, të cilat po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat.

Drejtuesi motomjetit pas aksidentit është larguar nga vendingjarjes, shërbimet e qarkullimit rrugor në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Policisë Kuçovë, po punonjës për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motomjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: