PERRENJAS

Policia e Librazhdit ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur gjatë pasdites së sotme në Qafë Thanë, ku një autobus me gjimnazistë të një shkolle në Roskovec ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 7 nxënës.

Policia bën me dije se autobusi me targa AA 723 OP me drejtues L.H, duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Fierit ka dalë nga rruga në Qafë Thanë. Të plagosurit pas ndihmës mjekësore do të transportohen me një autobus tjetër për në banesat e tyre.

Më datë 16.11.2018, rreth orës 17:00, në Qaf Thanë, Autobuzi me targe AA 723 OP me drejtues shtetasin L. H, duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Fierit, ku në këtë autobuz udhëtonin nxënës të një shkolle të Rroskovecit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe nga pakujdesi e drejtuesit te mjetit ka dale nga rruga ku per pasojë u lënduan lehtë shtetasit : L. V., 17 vjeçe, E.D. 15 vjeç, N. H. 17 vjeçe, .B. Q., 18 vjeç, J. G., 17 vjeç, D.V., 17 vjeç, M.V., të cilët pas kontrollit mjeksor dhe marrjes së ndihmës së parë, janë në pritje të autobusit tjetër për tu larguar për në banesat e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit”- thuhet në njoftimin e  policisë.

Ndërkohë një dëshmitar në vendngjarje raportoi për “BalkanWeb” se nxënësit janë hedhur nga dritaret për të dalë pasi autobusi kishte ngelur gjysmë në rrugë dhe gjysmë në greminë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: