TIRANË

Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit pak para mesnatës, ku një ambulancë është përplasur me një mjet tjetër e për pasojë ka humbur jetën pacientja dhe janë plagosur tre persona të tjerë. Policia e Tiranës njofton se aksidenti ndodhi rreth orës 23:50, në rrugën e “Rinasit”, ku janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja Anila Bërdaku, 42 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.

Mësohet se ambulanca e spitalit të Krujës po vinte për në Tiranë dhe shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i autoambulancës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb