SARANDA

Policia ka informuar lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Sarandë.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se shoferët e autoambulancës dhe të ”BMWX5” me targa angleze janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në gjendje të rëndë vijon të mbetet vetëm 58-vjeçarja infermiere e cila ndodhej në ambulancë, dhe pas përplasjes u dërgua me helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth ores 04:21, në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja nr.2, Sarandë, një autoambulancë e spitalit të Sarandës me drejtues shtetasin A.K., 54vjeç, banues në Sarandë është perplasur me mjetin tip BMË, me drejtues shtetasin K.K., 24 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasja A.R., rreth 58 vjeçe, në gjëndje të rëndë shëndetsore

Ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar lehtë jashtë rrezikut pë jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb