SARANDË

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Krane – Konispol, ku mbeti i vdekur 32-vjeçari Klement Kristidhi, e mbetën të plagosur rëndë dy pasagjerët e tjerë.

Gazetarja Shpresa Dine, raporton për “BalkanWeb”, se dy personat që i mbijetuan aksidentit, fillimisht janë dërguar për mjekim në spitalin e Sarandës, por për shkak të gjendjes së tyre të kritike, janë dërguar më pas për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, në kryeqytet. Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga gazetarja, makina tip “Benz” ka pësuar dëmtime të shumta.

Arjan Gribura, 31 vjeç, ka pësuar frakturë në shtyllën kurrizore, frakturë të dorës së majtë dhe të djathtë si dhe frakturë në këmbën e majtë. Agron Muhametaj, 22 vjeç, ka pësuar shumë lëndime dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës.

Ndërsa, Shkëlqim Muhametaj, 31-vjeç, nuk ka pësuar lëndime të shumta dhe ndodhet në spitalin e Sarandës. Raportohet se të katërt, janë banorë të fshatit Mursi, bashkia Konispol.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: