TIRANE– Të qenit çift jo vetëm në jetë, por edhe në politikë, bën që përballja me sfidat e ndryshme të jetë edhe më e madhe. Çifti Meta përgjatë 23 viteve njohje, nga strukturat e PS, e deri në ditët e sotme, kur Ilir është në krye të LSI, atyre u është dashur të përballojnë situata nga më të ndryshmet. E për Monika Kryemadhin janë pikërisht këto sfida ato që e kanë forcuar edhe më shumë raportin e tyre në çift.

Duke folur për jetën e saj në familje por edhe në politikë, në “Këndin e Ekselencës” në emisionin “Vila 24”, Monika Kryemadhi është ndalur edhe tek disa nga momentet më të vështira gjatë këtyre viteve.
Si një ndër më shqetësuesin për të, Monika përmend një aksident që i ka ndodhur bashkëshortit të saj Ilirit në Dibër, gjatë zgjedhjeve të 2005.

“Për mua më i vështirë ka qenë aksidenti që Meta ka bërë në zgjedhjet e 2005, dhe theu krahun. Unë nuk dija asgjë, madje as nuk e mësova kurrë kush i doli para që u aksidentuan”, thotë Monika në studion e “News24”.

A mendoni se ishte i qëllimshëm?
Nuk e di.

E pyetur nga studentët në “Këndin e Ekselencës”, Kryemadhi ka rrëfyer se si e ka parë jo “përplasjen e Metës me Dritan Priftin” për një video të publikuar në media.

“Për mua ishte një manipulim. Kush do i beson titrat e asaj video. Perceptimi është bërë i domosdoshëm në Shqipëri. Ne e mbarsim opinionin publik me shumë informacione dhe pastaj ose i themi të vërtetën ose jo”, thotë ajo.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb