Frikë pranë qendrës stërvitore të Hull City, pasi futbollisti Sorba Thomas u përfshi në një aksident rrugor në Cottingham.
Pamjet e automjetit të tij, të cilat nisën të qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, shkaktuan alarm te tifozët e klubit. Hull City reagoi për të qetësuar menjëherë tifozët, duke konfirmuar se Thomas nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe është larguar nga makina pa probleme.
“Hull City konfirmon me lehtësim se Sorba Thomas nuk ka pësuar lëndime pas një aksidenti rrugor pranë qendrës stërvitore të klubit në Cottingham.
Klubi është në dijeni të imazheve të makinës së Sorbës që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe mund t’i sigurojë tifozët se ai nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe ka dalë nga automjeti plotësisht i padëmtuar”.
