Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, paralajmëroi rishikim të Kodi Penal i Shqipërisë, pas aksidentit tragjik në Durrës, duke theksuar se ndëshkimet aktuale nuk janë të mjaftueshme për raste të tilla të rënda.

Ai theksoi se përgjigja institucionale duhet të jetë e menjëhershme, sapo të krijohen mundësitë për ndryshime ligjore, ndërsa i bëri thirrje Policisë së Shtetit për një analizë më të thelluar të rasteve të shkeljeve në qarkullim.

“Rishikim i Kodit Penal, është e rëndë për ne që të mjaftohemi me heqjen e pikëve në patentë. SHBA ka vendosur konceptim vrasje në kushtet e vetëbesimit të tepruar. Përgjigja jonë duhet të jetë e menjëhershme sapo të kemi mundësi të ndryshojmë Kodin. Policia të analizojë me shumë vëmendje rastet.

Të fortët e lagjeve duhet të bëhen shembull dhe as të kenë fare patentë. Këta duhen bërë shembull nga policia në çdo komunitet”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb