BURREL

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën nacionale Burrel-Milot.

Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në Baz, ku mësohet se në aksident është përfshirë një familje nga Dibra me gjashtë anëtarë.

Siç mëson gazetari Doçi, anëtarët e familjes janë dërguar menjëherë në Spitalin e Burrelit, ku njëri prej tyre është nisur me helikopter drejt Tiranës, pasi ka marrë ndihmën e parë.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb