LEZHË

Policia e Lezhës ka vendosur në pranga 2 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

I arrestuari është Rolins Zeqja, 35-vjeç i shpallur në kërkim kombëtar nga Gjykata e Krujës për veprën penale shkelja e rregullave të “Qarkullimit Rrugor”.

Gjithashtu, policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 43-vjeçares K. T., pasi ka përplasur me makinën e saj një 30-vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

DVP Lezhë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

-Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative,
bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-Rolins Zeqja, 35 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”;

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases K. T., 43 vjeçe, banuese në Mabë, Lezhë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar shtetasen L. K., 30 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: