Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka komentuar përgjimet e publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, duke deklaruar se ato tregojnë, sipas tij, një situatë të rëndë brenda qeverisë. Noka tha për emisionin ‘Minuta e parë’ në News24 me Ola Brukon se fillimisht kishte qenë skeptik për pretendimet e Ahmetajt, ndërsa e kishte cilësuar atë si “numri 2” të organizatës.

Duke iu referuar Ergys Agasit dhe Ron Yeffet, Noka pretendoi se pas daljes së Agasit nga skena, sipas tij, në fokus është shfaqur Yeffet.

Ai vijoi me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se situata kërkon reagim qytetar dhe politik. Noka e cilësoi largimin e Ramës si një “emergjencë kombëtare”, duke e lidhur atë edhe me organizatën që ai pretendon se drejton kryeministri.

“Në fillim kam qenë skeptik për denoncimet e Ahmetaj, e kam quajtur nr. 2 të kësaj organizate. Shteti ka rënë. Dje e kontrollonte Ergys Agasi. Sapo Rama e pa që po del Agasi nga loja, solli Roni Yeffet. E thotë vetë; më ka ngarkuar Edi Rama që të bëjë punët e pista të qeverisë. Ky shteti ka rënë. Unë e di që Rama duhet larguar. Ndaj duhet të dalin në protestë të gjithë. Ajo protestë është kundër pushtetit. Këtu ka një rrugë; rrëzimi i Ramës, është emergjencë kombëtare dhe i organizatës së tij.”, tha Noka.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: