TIRANË

Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar pasi ka aksidentuar një kalimtar duke e lënë në vend dhe më pas larguar.


Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. A., 43 vjeç, banues në Tiranë.


Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me mjetin veturë, tip “Volkswagen”, në rrugën “Demokracia”, në afërsi të degëzimit të rrugës “Ali Asllani”, Kamëz, ka përplasur shtetasin D. B., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.


Pas përplasjes, drejtuesi i dyshuar i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Pas disa orë punë intensive nga specialistët e Policisë Rrugore është bërë i mundur identifikimi i mjetit dhe më pas kapja dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorr” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb