DURRËS

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme në Durrës për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në njoftimit të policisë thuhet se në pranga kanë përfunduar A.C, E.K, dhe M.A, por nuk jepen detaje të tjera se si  kryhej operacioni i trafikimit të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, materialet i kaluan prokurorisë për të kryer veprimet e mëtejshme hetimore, por paraprakisht nuk jepet asnjë e dhënë mbi aktivitetit e tre të arrestuarave.

“Në kuadër të një plan operacioni, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A.C, E.K, dhe M.A, për veprën penale trafikimi i narkotikëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: