Rritet bilanci i policëve të Kosovës të plagosur në Veri. Mediat kosovare shkruajnë se katër polic janë plagosur gjatë aksionit në Veri e Jug të Mitrovicës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

“Për momentin katër policë janë të plagosur por që janë jashtë rrezikut për jetë. Tre prej tyre janë duke u trajtuar në Emergjencë dhe njëri në Kirurgji”, tha Mustafa.

Njësia Speciale e Kosovës ka nisur në mëngjesin e së martës një aksion arrestimesh në veri. Sipas mediave kosovare, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Zubin Potok dhe në zonët përreth tij. Krismat e armëve janë dëgjuar edhe në fshatrat Varage dhe Zupç ku janë mbledhur edhe qytetarët.

Sipas Tanjug të Serbisë, Njësitë Speciale kanë arrestuar 13 persona në këtë aksion i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit. Po kështu janë arrestuar edhe disa policë kufitarë në zonën e Leposavicit mes tyre komandanti i Zubin Potokut. Ndërkohë, dy nga të arrestuarit në aksionin e veriut tashmë janë dërguar në Inspektoratin Policor të Kosovës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: