Nën moton “Të kemi një Shqipëri sa më të pastër turistike” në të gjithë qarkun e Beratit është organizuar dhe koordinuar nga Ministri I Mjedisit dhe Turizmi Blendi Klosi aksioni për pastrimin e qytetit dhe veçanërisht i zonave turistike.

Aksioni për pastrimin ka filluar në të dyja brigjet e lumin Osum dhe më pas ka vijuar në të gjitha rrugicat e lagjet e qytetit. Ministri Blendi Klosi duke kërkuar respektimin e distancimit social gjatë këtij aksioni pohoi se Aksioni do te vijoje në 12 prefektura, për të pasur një Shqipëri turistike të pastër.

“Jemi në prag të muajit Korrik, që pritet të ketë shumë vizitorë dhe lëvizje turistike në vend, muaj ky ku qarku i Beratit ka pasur çdo vit shumë turistë. Ne po kryejmë sot pastrimin e të gjitha akseve turistike të qarkut të Beratit, ku po punohet njëkohësisht në të pesta bashkitë por nuk mjafton vetëm puna e një dite, për të përftuar një Berat turistik”, tha Klosi.

Në aksion për pastrimin e qytetit morën pjese të punonjësit e institucioneve vendore, prefektja e qarkut Berat, Valbona Zylyftari dhe kryetarët e 5 bashkive të qarkut.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: