Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i ftuar në studion e News24 është shprehur se aksioni i opozitës është një moment jetik për pluralizmin politik në vend.

Sipas tij sot në Parlament është bllokuar kërkesa e qytetarëve për të marrë llogari për çështje të ndryshme.

“Aksioni opozitar ndahet mes nesh. Është një moment jetik për pluralizmin, jo opozitën. Po cenohen liritë themelore që janë fituar në fund të viteve ’90. Këta kanë vendosur standardin për protesta të tilla. Nuk kanë qenë këta që kanë qëlluar Azem Hajdarin në Parlament?

Sot bëhet fjalë për bllokimin total të kërkesës qytetare për të marrë llogari. Qytetarët janë të shqetësuar për disa çështje dhe mua më thonë si deputet nuk kam të drejtë të kërkoj komision”. U shpreh ai mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: