Deputetja e PD, Merita Bakiu nga ‘Prestige Resort’ deklaroi se me këtë aksion të paligjshëm po shkelet fjala dhe mendimi i lirë.

Bakiu tha për News24 se ky sulm është kambanë alarmi për të gjitha mediat dhe një imazh i keq për turizmin.

“Po shkelet fjala dhe mendimi i lirë. Ky sulm është kambanë alarmi për të gjitha mediat. Qëllimi i sulmit ishte për t’i dhënë mesazh të gjitha mediave se nuk duhet të bëjnë denoncime për afërt e qeverisë, por të ndërrojnë linjën e lajmeve. Ato që janë dështime, t’i japim si arritje. Shqipëria ka një rrezus të madh për turizmin, dhe pasi doli COVID, turizmi u godit dhe nisi të ngrihej më pas. Ky është një sulm për të dhënë imazh kundër turizmit dhe të bizneseve që duan të bëjnë biznes.”, tha deputetja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb