SHKODER- Policia shqiptare ka nisur në qytetin e Shkodrës një operacion të gjërë, edhe me ndihmën e forcave speciale, për zbulimin dhe kapjen e grupeve kriminale, që dyshohet se janë autorë të disa ngjarjeve të rënda, të ndodhura gjatë tre muajve të fundit, dhe që kanë tronditur rendin dhe sigurinë në këtë zonë.

Në kuadër të këtij operacioni, policia ka vënë në pranga katër persona.

Sakaq, aksioni vijon ende nëpër lagjet problematike të qytetit të Shkodrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb