TIRANË- Gjatë fundjavës policia rrugore ka organizuar kontrolle të shtuara në lidhje me zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor ku prioritet i saj kanë qenë shkeljet që janë burim aksidentesh dhe premisa për aksidente me pasoja të rënda për shëndetin.

Nga kontrollet janë arrestuar në gjendje të dehur 7 persona; janë pezulluar 16 leje drejtimi për përdorim të pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit.

Gjithashtu janë pezulluar 5 leje drejtimi për qarkullim në sens të kundërt me atë të lëvizjes dhe janë pezulluar 20 leje drejtimi të tjera për qarkullim tej normave të shpejtësisë të matur me radar brenda në qytet gjatë orëve të pasdites dhe të natës.

Janë pezulluar 3 leje drejtimi për kundërshtim të punonjësit të policisë duke mos ju bindur atyre për të qëndruar në mjet kur kjo kërkohet nga oficeri i policisë. Policia rrugore ka pezulluar edhe 17 leje drejtimi për shkelje të semaforit me dritë të kuqe. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb