RENEA zhvilloi mbrëmjen e të martës një aksion blic në Fier, ku u arrestua i shumëkërkuari, Nuredin Dumani.

Dumani u gjet i plagosur gjatë arrestimit.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme nga policia është shoqëruar edhe bashkëjetuesja e Dumanit.

Në pamjet që ka siguruar ‘BalkanWeb’ shihet edhe momenti i shoqërimit nga policia.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se Dumani jetonte në një banese me qira ne lagjen ‘Apollonia’ në Fier, bashkë me një vajzë.

Mësohet se bashkëjetuesja e tij është nga Kosova.

Vlen të përmendet se Dumani është një emër i njohur për drejtësinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: