HAS-Policia deklaron arrestimin e ish-drejtori i OSHEE, në rrethin e Hasit, Sulejman Brati. Mësohet se arrestimi i 56-vjeçarit ka ardhur për shkak se nga kontrolli i ushtruar, i është gjendur lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Ndërkohë, më herët, është arrestuar ish-drejtori i OSHEE së Lushnjës, Dine Aliaj. Sipas prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, urdhri i ndalimit, që është ekzekutuar në mesditën e së premtes, e ngarkon atë me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb