Kryetari i PD-së, Sali Berisha denoncoi sot se ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka hequr sistemin online në Thesarin e Shtetit, me qëllim sipas tij për të fshehur transfertat e parave për Gugalljan apo Zoton.

Deklarata u bë në një konferencë për mediat.

“Koalicioni do të jetë i shumëllojt, Siç e dini, në këtë betejë jemi një front për shpëtimin e Shqipërisë. Shqipëria në rrezik është motoja reale të cilën po e ndjen çdo atdhetar, shqiptar që ka minimumin e minimumit të dashurisë për këtë vend,. Çdo qytetar që po përjeton tiraninë e vjedhjeve të qeverisë, çdo pensionist, i cili e di se me 700 e ca mln të aferës së djegësve. Dua t’ju informoj ju për një akt të pashembullt në 15 vite. Një nga arritjet më të mëdha kundër luftës kundër korrupsioni ka qenë instalimi i sistemit online të thesarit të shtetit, që nga data 2 qershor, Edi Rama ka vendosur black out. Nuk do që të gjeni paratë që merr Rama për Gugalljan, dhe Zoton, që mos ë zbulohen transfertat. Ndaj ka vendosur në një akt të paprecedentë, kurrë nuk ka ndodhur më parë, black out total në thesarin e shtetit. Edi Rama e bllokoi në 2 qershore, kur dolën zonja Hajdari, apo Gurakuqi, milionerja që mblidhte kanaçe dhe ishte me 30 mln në llogari.”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb