Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti iu rikthye sërish deklaratave të tij në lidhje me aktakuzën e ngritur ndaj dy ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Rama u shpreh se: “Unë nuk kam kundërshtuar akuzua dhe aktakuza, por kam kundërshtuar dhe kundërshtoj fletërrufetë. Rrufe në qiell të pastër ditën kur Presidenti i Kosovës u nis për Uashington, ajo ishte si fletërrufe kineze. Gjykata ka punën e vet, kur të bëjë akuzën gjykata nuk flas unë, se nuk jam unë avokati. Gëzimi i disave për këto fletërrufe është një turp i madh”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: