Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar qëndrimin e presidentit Ilir Meta sa i takon dekretit për Kodin Penal që ky i fundit miratoi pak ditë më parë, teksa vendi ndodhet përballë pandemisë së COVID-19.

Duke marrë shkas nga një foto që ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim postoi sot ku shihet bashkë me kreun e KED, Ardian Dvorani, Minxhozi tha në emisionin “Real Story” në ‘News24 se i duket parimore qëndrimi i Amerikës, ndaj reformës në drejtësi. Mes të tjerash analisti tha se Meta pas 8 marsit kuptoi se duhet të ishte një tjetër person.

“Është një mesazh i vështirë për t’u deshifruar. Teksa ambasadorja publikon një foto me Dvoranin, mendohet se po mban anën e tij. Besoj se SHBA kanë ditur të bëjnë betejat e tyre në distancë me Ilir Metën. Përtej kësaj foto dhe këtij mesazhi, që më duket parimore qëndrimi që i bëjnë amerikanët reformës në drejtësi. Edhe pse për faktin se nese nuk ka Gjykatë të Lartë, Gjykatë Kushtetuese, që krijojë vakume. Nga ana tjetër, bëj pjesë tek ata që nuk ka një akord të fshehtë dhe pasur mes dy palëve. Meta ka kuptuar se pas 8 marsit duhet të jetë një person tjetër. Ai ka ditur të tregojë anën të tij shumë të angazhuar dhe aktive në momente stresi të madh. Unë e kam parë në një krizë të shtatorit 98, ku ka qenë faktor. Unë mendoj e Ilir Meta ka kuptuar dy elemente në këtë krizë, përfshi në ndryshimet ligjore, ai do të faktorizohet dhe nëse jo, defaktorizohet. Ai ka kuptuar se historia e Covid-19, për një sërë arsyesh, mbyllja e vendit nga qeveria, apo një virus mister, se nëse do të marrë krahun e kundërt dhe jo atë të përkrahës, mund të humbiste pikë, nëse ndiqte karvanin e opozitës. Mendoj se marrëdhëniet mes Ramës dhe Metës në afat të mesëm dhe të gjatë, mbeten po ato. Në momentin që do të përjetojmë në normalitet, këta gjera të politikës shqiptare s’do të vazhdojë me qetësinë. Por do të vijojnë sherret.”, tha Minxhozi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb