Prej 3 ditësh vijon të jetë aktiv zjarri që përfshiu masivin pyjor ndërmjet Voskopojës dhe Njësisë Lekas në Korçë. Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndikuar nga era e fortë në këto zona malore, kurse autoritetet bëjnë të ditur se janë krijuar disa vatra të reja zjarri.

Forcat e angazhuara në terren vijojnë punën të organizuara në grupe për krijimin e korridoreve mbrojtëse, me qëllim izolimin e vatrave aktive dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit në masivin pyjor të njohur si “Kulat e Gjergjevicës”, me pisha të rralla.

Ende nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm, ndërsa hetimet vijojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb