Aktivisti Arben Kola në protestë u ndal te zjarret që kanë prekur vendin prej ditësh. Ai tha se natyra shqiptare është nën sulm ndërsa qeveria ndodhet në gjumë.

“Shqiptarët dhe shqiptaria e kanë jetën e lidhur shumë ngushtë me natyrën por këto ditë natyra shqiptare është nën një sulm të paprecedentë. Qeveria dhe policia është në gjumë. Mjafton të shihni zjarrvëniet e qëllimshme në Lurë, Dajt, Mirditë e jug të Shqipërisë. Dronët e policisë nuk punojnë. A keni parë për të fikur zjarre? Ato makinat që hedhin gaz lotsjellës ndaj protestuesve paqësorë, mund të hedhin edhe ujë ndaj zjarreve dhe nuk përdoren.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb