Analisti Alfred Lela, i ftuar në emisionin Oponencë në News24 komentoi gjestin simbolik të aktivistit Edison Lika, që qëlloi me vezë makinën ku ndodhej kryeministri i vendit, Edi Rama.
Lela thekson se qëllimi me vezë nga ana e Likës mbart revoltën e të gjithë shqiptarëve.
Analisti shton se veprimi me goditje me vezë mbart një revoltë të madhe të popullit shqiptar, që sot ndihet i vjedhur nga qeverisja e drejtuar nga Rama.
Alfred Lela: Ata që janë në rrugë, pra protestues kanë 130 ditë në protesta.
Kryeministri duhet ta presë mbrapsht zemërimin që ka grumbulluar. Rama pret që të shajë tjetrin, por vetë do që të mos shahet e as të preket. Sikur policët e Shqipërisë t’ju turreshin shumë shkelësve të ligjit kështu, kjo do ishte shumë mirë.
Më habit frymëzimi i policit, për të arrestuar protestues. Unë do të thosha “i lumtë për trimërinë” për Edisonin, se unë e duartrokas, Edisonin apo kushdo qoftë. Edisoni po shpreh zemërim jo vetëm të vetin, por zemërimin e të gjithëve, edhe atyre që nën zë mendojnë, por nuk e thotë dot për 1000 arsye, që gjërat në Shqipëri shkojnë shumë keq.
Edisoni po flet për shqiptarët me goditjen me vezë. Rama e ka futur dorën në xhepat e të gjithë shqiptarëve.
