Protestuesit në mbyllje të fjalimeve, vijuan marshimin drejt hyrjeve kryesore të Kryeministrisë. Ky ndryshim i strategjisë së protestuesve erdhi pasi aktivisti Edison Lika njoftoi se kryeministri Edi Rama ndodhet në Kryeministri. Në këtë mënyrë, protestuesit u zhvendosën në një nga hyrjet kryesore, por menjëherë forca policia krijuan një kordon policor
“Kryeministri për të na provokuar ne vjen në zyrë kur protestojmë ne. Marshojnë paqësisht , ai është pushtuesi i kësaj Kryeministrie dhe i këtyre trojeve. Afrohemi drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë, paqësisht. Kryeministria është e jona, Bulevardi është i yni” , tha aktivisti Edison Lika.
