Autoritetet saudite liruan aktivisten e të drejtave të grave Loujain al-Hathloul pas gati tre vitesh në burg.

“Loujain al-Hathloul në shtëpi pas 1.001 ditësh në burg”, shkroi motra e saj Lina në Twitter.

Megjithatë, ajo nuk dha detaje të mëtejshme rreth lirimit të aktivistes saudite. Arrestimi i saj u dënua nga shumë grupe ndërkombëtare të të drejtave të cilat në mënyrë të përsëritur u kërkuan autoriteteve saudite ta lirojnë.

Arabia Saudite ende nuk e ka komentuar njoftimin nga familja e aktivistes al-Hathloul.

Më 15 maj 2018, autoritetet saudite arrestuan një numër aktivistesh femra për të drejtat e njeriut, si al-Hathloul, Samar Badawi, Nassima al-Sadah, Nouf Abdelaziz dhe Mayaa al-Zahrani.

Disa vëzhgues ndërkombëtarë të të drejtave kanë akuzuar Arabinë Saudite për burgosjen e aktivisteve për mbrojtjen e të drejtave të grave. Duke mohuar akuzat, autoritetet thonë se Arabia Saudite është e vendosur të zbatojë ligjin “në mënyrë transparente”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb