Disa vatra zjarri janë aktivizuar njëkohësisht në kodrat e fshatit Dukat, duke ngritur dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.

Flakët janë pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë dhe shërbimin zjarrfikës. Ndërkohë, disa prej tyre janë nisur vetë drejt zonës për të ndihmuar në përballimin e situatës.

Zjarri po përhapet në terren, i cili është i mbuluar me shkurre dhe e favorizon përhapjen e flakëve. Në zonë është nisur edhe një automjet zjarrfikës, ndërsa ndërhyrja me mjete është e vështirë për shkak të terrenit.

Autoritetet pritet të verifikojnë rrethanat e aktivizimit të njëkohshëm të disa vatrave, ndërsa banorët vijojnë përpjekjet për të kufizuar përhapjen e zjarrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: