BRITANI E MADHE

Ian Gelder, i njohur për rolin e tij si Kevan Lannister në serialin e famshëm “Game of Thrones”, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Vetëm pesë muaj pasi u diagnostikua me kancer në kanalin biliar, Ian Gelder ndërroi jetë më 6 maj 2024.

Lajmi është konfirmuar nga bashkëshorti i tij, Ben Daniels, i cili ka ndarë një dedikim të përzemërt në Instagram. Duke ndarë një selfie me Gelderin, Daniel shkroi në mbishkrim:

“Me trishtim të madh dhe një zemër të thyer në miliona pjesë po e bëj këtë postim për të njoftuar vdekjen e bashkëshortit tim të dashur dhe partnerit të jetës, Ian Gelder”.

Daniels e kishte ndërprerë karrierën e tij për t’u kujdesur për Gelder gjatë sëmundjes së tij, duke shprehur tronditje për përparimin e shpejtë të sëmundjes.

“Ai ishte shtylla ime dhe ne kemi qenë partnerë për më shumë se 30 vjet. Nëse nuk ishim bashkë, ne flisnim me njëri-tjetrin çdo ditë. Ai ishte njeriu më i sjellshëm, më bujar dhe më i dashur. Ai ishte një aktor i mrekullueshëm dhe kushdo që punoi me të u prek nga zemra dhe drita e tij”, shtoi Daniels.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb