Barbie ishte një përvojë argëtuese për të gjithë aktorët në setin e Greta Gerwig. Por, për Issa Rae, e cila luajti Presidenten Barbie, një skenë e veçantë u kthye në stres: kënga e Dua Lipas, “Dance The Night”.

Në një bisedë me The Hollywood Reporter, aktorja zbuloi se performanca në pistë në film ishte “dita më e keqe” e jetës së saj.

“Të bëja këngën Dua Lipas dhe të kërceja ishte makthi im më i keq. Ishte dita më e keqe e jetës sime”, rrëfeu 39-vjeçarja: “Ishte dita më e mirë e jetës sime në atë set. Ishte emocionuese, dhe më pas, fjalë për fjalë, ditën e parë, më duhej të mësoja koreografinë për të xhiruar ditën [në vijim]. Ne gjithashtu nuk e kishim tekstin e këngës, Greta tha: “Oh, do të jetë një këngë e Dua Lipës”. Por gjithçka që kishim ishte instrumenti, kështu që unë thashë: “Çfarë dreqin është kjo? Me çfarë po kërcej?”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: