Ryan Gosling ka thënë se është “i zhgënjyer” që Greta Gerwig dhe Margot Robbie nuk u nominuan në kategoritë kryesore të çmimeve Oscar.

Gosling tha se ishte “i nderuar” që u nominua për aktorin më të mirë në rol dytësor për “portretizimin e një kukulle plastike të quajtur Ken”.

“Por nuk ka Ken pa Barbie dhe nuk ka film Barbie pa Greta Gerwig dhe Margot Robbie”, tha aktori. Jam jashtëzakonisht i nderuar që jam nominuar nga kolegët e mi përkrah artistëve të tillë të shquar në një vit me kaq shumë filma të mëdhenj”.

Në të njëjtën kohë, aktori kanadez i përshkroi Gerwig dhe Robbie si “dy personat më përgjegjës për këtë film historik, të njohur në mbarë botën”.

“Asgjë nuk do të ishte e mundur për këdo të përfshirë në film pa talentin, guximin dhe gjenialitetin e tyre. Të them se jam i zhgënjyer që nuk janë nominuar në kategoritë e tyre përkatëse do të ishte pak. “Ndryshe nga çdo parashikim, me asgjë tjetër veç disa kukullave pa shpirt, me pak rroba në trup dhe fatmirësisht pa bigëzim, na bënë të qeshnim, na thyen zemrat, sfiduan kulturën dhe bënë histori. Puna e tyre duhet të njihet së bashku me nominimet e tjera të merituara”.

Shumë fansa kishin pritur që Gerwig dhe Robbie të nominoheshin përkatësisht në kategorinë e regjisorit më të mirë dhe aktores më të mirë.

Por të dyja u nominuan në kategori të tjera. Robbie u nominua si producente për filmin më të mirë, ndërsa Gerwig dhe bashkëshorti i saj Noah Baumbach për skenarin më të mirë të adaptuar.
Barbie ishte filmi më fitimprurës i 2023-shit, duke arritur në 1.44 miliardë dollarë në mbarë botën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb