TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zhvilloi sot inspektime në Korçë dhe Pogradec ku u kontrollua cilësia e mishit dhe e peshkut.

Gjatë kontrollit AKU konstatoi edhe parregullsi në dokumente dhe kushtet higjieno-sanitare të papranueshme. Për këtë arsye AKU sekuestroi disa produkte. AKU konstatoi edhe produkte pa fletën përkatëse të analizës.

Drejtoria Rajonale e AKU Qarku Korçë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme AKU sekuestroi: 65 kg peshk që tregtohej në trotuar, 96 kg mish qengji dhe 25 kg mish vici që tregtoheshin në bagazhin e një makine.

Inspektimi udhëhiqej nga drejtori i menaxhimit te riskut ne AKU, Kreshnik Totaj dhe drejtori i AKU në Korçë Roland Çela.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: