Reshjet në formën e akullit dëmtojnë linjën 35 kv Fushë Arrëz – Pukë. Për pasojë Puka është pa energji elektrike prej 5 orësh.

Burime nga OST bënë me dije se linja e tensionit të lartë është dëmtuar në vendin e njohur si “Shkalla e Bushtrës”. Tre grupe riparimi po punojnë, por terreni i vështirë po vonon riparimin.

Akulli ka shkaktuar dëmtime dhe në linjat e tensionit të mesëm dhe atij të ulët. Pa energji elektrike janë dhe fshatrat Rrape, Rryp, Xath, Flet.

Sipas OST, aktualisht Brigatat e Tensionit te Lartë pranë OSSH po punojnë në linjën Fushë Arrëz – Pukë, e stakuar në tokë (këputur). “Abonentë pa energji ⚡️nuk ka pasi furnizohen nga ana e Vau të Dejës?
?Theksojme se si pasojë e motit të keq, përcjellesit 35kV të kesaj linje janë të ngarkuar me akull dhe vazhdon akoma të ketë reshje debore qe veshtireson situatën❗️
Më poshtë janë paraqitur foto të kesaj linje”, deklaron OST.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb